75 Mall Live Search
18:27 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj: Edhe me mi ngjallë vëllezërit s’ja kisha pranu ndihmën Serbisë

Daut Haradinaj, deputet nga AAK, ka komentuar lidhur me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë që të pranoj 1 mijë teste për Covid-19, shkruan IndeksOnline.

Haradinaj ka thënë se edhe sikur t’ia ngjallnin vëllezërit s’do të kishte pranuar ndihmën nga Serbia.

Ai sceku faktin që është acaruar pasi malazezën kanë refuzuar ndihmën nga Serbia ndërsa Kosova i ka pranuar ato, pavarësisht gjenocidit që kanë bërë.

“Edhe me mi ngjallë vëllezërit s’ja kisha pranu ndihmën Serbisë.

Vrasje e masakra që ndodhën ndër vite, s’guxojmë t’i kalojmë.

Inati po m’vjen që malazezët refuzuan e Kosova e pranon ndihmën e gjakatarëve!”, ka thënë ai./IndeksOnline/