Ndihmat nga Serbia për Kosovën – Elvis Naçi refuzoi ato për termet: Më kujtohet gjaku i kosovarëve

Meqenëse kombi shqiptar kohëve të fundit ka përjetuar disa fatkeqësi, siç ishte ajo e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, të gjitha shtetet evropiane u quan në këmbë që ta ndihmonin dhe përkrahnin atë.
Në mesin e këtyre vende që ofruan ndihmë ishte edhe Serbia, vend ky i cili akuzohet për vrasje të popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Mirëpo, ishte hoxha i njohur nga Shqipëria, Elvis Naçi, ai qe refuzoi cdo ndihmë nga ky shtet fqinj.
Bëhej fjalë për një donacion para tërmetit për fondacionin “Firdeus” në shumën e 100 mijë eurove dhe një tjetër pas tërmetit, sërish nga një shtetas serb në shumë 5 mijë euro.
“Kam refuzuar 100 mijë euro për fondacionin Firdeus para tërmetit të 26 nëntorit nga një shtetas serb. Pas tërmetit më erdhi një donacion 5 mijë euro po nga një shtetas serb. Unë nuk paragjykoj asnjë por sa herë kujtoj gjakun e vëllezërve në Kosovë nuk mund ta bëj. Nuk do pranoj asnjëherë asnjë fond nga shtetas serbë”, kishte thënë Elvis Naçi.
Por një refuzim të till nuk ka bërë edhe Kosova.
Gjatë ditës së djeshme Kosovës i erdhën 1000 teste për koronavirus si donacion nga Serbia. Për këtë veprim Ministria e Shëndetësisë mori një mal me kritika, sesi ka pranuar një gjë të tillë.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një shkrimi në Facebook.