Lajme të mira nga Serie A, ministri italian i sportit thërret mbledhje për të vendosur rinisjen e sezonit

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora ka thirrur një takim me drejtuesit e futbollit Italian që gjatë të mërkurës të diskutohet në lidhje me rifillimin e Serie A.
Tani Ministri i sportit Spadafora ka thirrur një takim videokonferencë me Presidentët e FIGC, Lega Serie A, Serie B, Lega Pro, AIC (Shoqata e Lojtarëve Italianë), AIA (Shoqata e Refereve Italiane), Federata e Mjekësisë Sportive dhe anëtarët të komitetit shkencor që e hartuan protokollin, transmeton IndeksOnline.
Futbolli në Itali është pezulluar që nga 10 marsi dhe stërvitjet nuk mund të rifillojnë deri të përfundoj vendimi i qeverisë më 3 maj.
Kurse Serie A pritet të fillojë nga 2-3 qershori./Indeksonline/.