Gjini për donacionin e marrë nga Serbia: Qysh bre për kaq pak pare me u poshtnu kaq shumë?

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar lidhur me pranimin e donacionit prej 30 mijë euro nga Serbia.
Gjini duke iu drejtuar Qeverisë së Kosovës tha se është turpëruese deri në pezm me i pa njerëzit duke e arsyetuar marrjen e këtij donacioni, transmeton Indeksonline.
Madje ai pyeti se si për kaq pak pare me u poshtnu kaq shumë?
Postimi i plotë:
Seriozisht është turpëruese deri në pezm me i pa njerëzit duke e arsyetuar marrjen e një donacioni prej 30.000 euro nga Serbia!
Per cka dreqin e kerkuat ndihmen nga diaspora?
Qysh bre per kaq pak pare me u poshtnu kaq shume?
Ngani tash tifozeri!
Marre bre!