75 Mall Live Search
16:58 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Higuain dhe Ronaldo refuzojnë të kthehen në Itali

Juventus është duke u përgaditur t’i rikthej futbollistët të cilët janë larguar nga Italia shkaku i koronavirusit.

Dybala, Costa dhe Pjanic kanë shprehur dëshirën e tyre gjithashtu për kthimin në Torino, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo sipas raportimeve Higuain dhe Ronaldo kanë thënë që nuk do të kthehen deri sa të merret një vendim zyrtar për rifillimin e sezonit.

Ronaldo aktualisht është qytetin Madeira me familjen e tij kurse edhe Higuain ishte larguar nga Italia me arsyetimin se duhej të shkonte te nëna e tij e sëmurë./IndeksOnline/.