Skuadra që pritet të rikthehet në Serie A kërkon Giovincon

Nëse kampionatet italiane përfundojnë me rregull, atëherë Benevento me shumë gjasë do të rikthehet në Serie A.
Ata janë kryesues të Serie B duke mbajtur vendin e parë me 69 pikë në 28 ndeshje, 20 më shumë se ndjekësi më i afërt, Crotone, shkruan Indeksonline.
Benevento nëse rikthehet në nivelin më të lartë të futbollit italian pretendojnë të nënshkruajnë me ish-sulmuesin e Juventusit, Sebastin Giovinco.
Aktualisht futbollist i Al-Hilal mund t’i kushtoj skuadrës italiane rreth 6.5 milionë euro.
Benevento për të nënshkruar me Giovincon duhet të kapërcej rivalitetin e Parmës që dëshiron ta rikthej në skuadër ish-lojtarin e tyre. /IndeksOnline/
