75 Mall Live Search
21:48 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

51 rastet e fundit me COVID-19 janë nga këto komuna…

Janë konfirmuar edhe 51 raste të reja të infektuar me COVID-19 në Kosovë.

Nga këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve sonte ka arritur në 561 gjithsej.

Të infektuarit e fundit të cilët u konfirmuan nga IKSHPK janë nga këto komuna:

“Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, tre (3) nga Vojnovc-Shtime, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/