Ahmeti: Prishtinë, vazhdoni të qëndroni në shtëpi se duhet të vazhdojmë të mbajmë numrin e ulët

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve të reja në mesin e 51 sa u konfirmuan gjithsej sonte.
Ahmeti tha se megjithatë numrat në krejt Kosovës janë ende të menaxhueshme kur po i afrohemi peak-ut të virusit, transmeton Indeksonline.
Ahmeti kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të mbajmë numrat e të infektuarve të ulët.
Postimi i plotë:
2 raste të reja në Prishtinë e fatkeqësisht 51 në krejt Kosovë. Megjithatë numrat në krejt Kosovë janë ende të menaxhueshme kur po i afrohemi peak-ut te virusit. Prishtinë vazhdoni të qendroni në shpi se duhet të vazhdojmë ta mbajmë numrin e ulêt
#rriNshpi