75 Mall Live Search
09:20 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Rojet e peshkimit kërcënohen tek Liqeni i Batllavës, pati edhe të shtëna me armë

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të kanosjes dhe përdorimit të armës në fshatin Ballaban të Prishtinës.

“Tri viktimat meshkuj kosovar roje të peshkimit në liqenin e Batllavës kanë raportuar se gjatë vëzhgimit me barkë në liqe kishin vërejtur disa persona të dyshuar që i kishin lëshuar rrjetat e peshkimit në liqen, por kur viktimat ishin nisur në drejtim të dyshuarve në një distancë rreth 50 metra i kishin dëgjuar ata duke ju thënë mos u ofroni dhe kanë dëgjuar dy krisma nga arma e zjarrit, pastaj të dyshuarit ishin ikur në drejtim të fsh. Ballaban”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë  policore dhe janë duke e hetuar rastin.