75 Mall Live Search
17:01 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Gjesti madhështor i Laportes, ja çfarë ka bërë ai

Mbrojtësi i Mançester City, Aimerik Laporte ka bërë një veprim shumë human, teksa ka blerë në një ankand bamirësie veshjen e përdorur në Lojërat Olimpike nga ish-boksieri Aleksis Vastine dhe ja ka kthyer atë familjes së të ndjerit.

Aymeric-Laporte-923531

Aleksis Vastine, ish-boksier, vdiq në një aksident me helikopter në vitin 2015. Familja e tij e kishte dhuruar veshjen e Lojërave Olimpike 2012 të përdorur nga Vastine për një ankand bamirësie dhe paratë e fituara do të shkonin për punonjësit e shëndetësisë në Francë në betejën kundër koronavirusit.

vastiner

Sipas raportimit të mediave franceze, shuma e ofruar nga Laporte arriti në 5000 euro, ndërkohë ai më pas e dërgoi veshjen e fituar në ankand te familja e ish-boksierit.

laportee

“Kur faktet flasin më shumë se fjalët. Faleminderit Amerik Laporte, që e fitove ankandin me qëllimin për t’ja rikthyer babait të të ndjerit,” shkruan në Twitter Siril Dumolin, sportist francez i lojërave me dorë, i cili organizoi ankandin e bamirësisë.

vastinee