Bayern i vazhdon kontratën talentit të skuadrës

Bayern Munchen dhe Alphonso Davies kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Këtë e ka bërë të ditur vet klubi gjerman, nëpërmjet një komunikate për media, shkruan IndeksOnline.

Të dy palët kanë rënë dakord që të zgjasin kontratën e lojtarit tek gjiganti gjerman edhe për dy vite tjera, dhe tanimë kontrata e talentit 19-vjeçar skadon më 30 qershor të vitit 2025.
Drejtori sportiv i Bayernit Karl-Heinz Rummenigge u shpreh shumë i lumtur me arritjen e marrëveshjes.
“Alphonso është zhvilluar shumë mirë në Bayern, dhe me plotë meritë e ka fituar këtë kontratë të re”, tha ndër tjerash ai.
Kujtojmë që talenti 19 vjeçar iu bashku kampionëve gjerman nga Vancouver Ëhitecaps në vitin 2018./IndeksOnline/