75 Mall Live Search
12:32 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Deçan, rrokulliset vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në komunën e Deçanit.

Saktësisht në fshatin Llukë e Epërme një veturë është rrokullisur, shkruan Indeksonline.

Nuk dihet për persona të lënduar, por si pasojë e aksidenti pati dëme të mëdha materiale.

Duhet përkujtuar që ditëve të fundit numri i aksidenteve për fat të mirë ishte mjaftë i ulët, por me ndryshimin e temperaturave dhe reshjeve të shiut, zakonisht aksidentet janë më të shpeshta./Indeksonline/