75 Mall Live Search
17:50 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Driton Kuka ka një sugjerim për të gjithë sportistët

Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka ka sugjeruar të gjithë sportistët që të jenë të kujdesshëm gjatë kësaj kohe.

Ai ka thënë që të marrin informata nga ekspert dhe mos të ndjekin trendin e rrjeteve sociale pasi që mund të jenë të dëmshëm.

Ky është shkrimi i Driton Kukës:

Sygjerim për sportist dhe trener gjatë situatës së krijuar!
Në mungesë të hulumtimeve shkencore në Kosovë për stërvitjet e sportistëve,gjatë kësaj situate të krijuar po ju sygjeroj që stërvitjet duhet planifikuar asisoj që të ruhet imuniteti i çdo sportisti në rast të infektimit eventual!
Normalisht që duhet pas informata për imunitetin e secilit sportist e mandej të ndërtohet programi stërvitor.
Mos merrni modele të stërvitjeve që tami më janë ba trend më rrjete spciale e që shumica janë pa asnjë cak e përfitim.
Stërvitje po patjetër por me intensitet që nuk rrënohet sistemi imunitar i secilit sportist.