Jonida Maliqi përlotet nga filmi i njohur turk

Filmi turk “Mrekullia në qelinë 7” ka prekur një pjesë të madhe të njerëzve për mesazhin e fortë që ka.
Lidhja e fortë mes babait dhe vajzës ka bërë që ky gilm të jetë një ndër me të shikuarit në Netflix.
Edhe figurat e famshme janë shprehur se kanë derdhur lot me këtë film.
Kështu ka ndodhur edhe me Jonida Maliqin, e cila ka shkruar se që nga fillimi i filmit e deri në fund ka qarë.
“Kisha kohe qe nuk ngasherehesha ne lot ne kete fare menyre ? Nje nder filmat qe si pak te tjere lene shenje ne memorie❤️Faleminderit moter per sugjerimin @matrix_medical_center ia dole parashikimit tend?Nga fillimi e deri ne fund facoletat mbaruan ? #miraclecellno7”, ka shkruar Jonida.
Kujtojmë ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.