75 Mall Live Search
08:09 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Shkon në 18-të numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 2 të fundit në veri të vendit

Shkon në 18-të numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë

Dy vdekje të reja nga COVID-19 në veri të Kosovës e kanë çuar numrin e viktimave 18-të.

Komuna e Zveçanit dhe Leposaviqit kanë raportuar nga një rast të vdekjes.

Ndërsa mbrëmë kanë dalë pozitiv 6 raste të reja, kurse 5 persona janë shëruar.

“Më datë 21 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një (1) rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 40 vjeç me vendbanim në Gjakovë dhe e konfirmuar me COVID-19 me datë 15.04.2020. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar në Mjekimin Intenziv me Dg.COVID-19, Graviditas hbd 28.

Komuna e Zveçanit dhe Leposaviqit kanë raportuar nga një (1) rast të vdekjes” thuhet në njoftim.