75 Mall Live Search
17:57 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

LDK nesër e nxjerrë emrin për kryeministër

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa është deklaruar pas takimit të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, ku tha se sot si lider i LDK-së ka komunikuar në forma të ndryshme me disa nga partnerët me të cilët kanë shprehur vullnetin për të lidhur koalicion.

Mustafa i dha prioritet çështjeve të tjera personale, kur u pyet se a ka mundësi që ai të jetë kryeministër i ardhshëm.

Madje Mustafa u pyet edhe për Kujtim Shalën, si emër potencial për këtë post, por tha se LDK nesër do ta bëjë të ditur emrin për kryeministër të ri të Kosovës.

“Me AAK-në, me Nismën socialdemokrate të Kosovës me përfaqësuesit e partive jo-shumicë poashtu kemi diskutuar dhe kemi marrë vullnetin e përkushtimin e tyre.Nuk kemi numëruar votat, por jemi të bindur që këto subjekte e kapërcejnë atë që e kërkon Kuvendi dhe Kushtetuta për formimin e një qeveri të re. Nesër në Kryesi do të diskutojmë për mandatarin, do të marrim edhe miratimin e Këshillit të Përgjithshëm, s’kemi mundësi të thërrasim por do komunikojmë në mënyrë elektronike, më pas edhe një cilët me partnerët dhe të argumentojmë te presidenti se e kemi këtë shumicë”, tha Mustafa, shkruan Indeksonline.

Mustafa u pyet nëse ka vullnet për t’u kandiduar sërish për kryeministër, ku tha se s’mund të thotë se a ka vullnet për kandidim.

“Kërkoj falje që s’mund të them se a kam vullnet për kandidim pasi njëherë duhet ta them në organet e LDK-së dhe vullneti që del në organet e LDK-së do të jetë për mandatar. Unë kam disa çështje të mia personale dhe që jam i kujdesshëm për to, dhe besoj se zgjidhja për mandatarin duhet të jetë në vullnetin e LDK-së dhe garancën e plotë të partnerëve që mund ta qojmë përpara atë qeveri.Kemi shumë probleme, pandeminë, ekonominë, dialogun dhe janë sfida të cilat nuk janë shumë të dëshirueshme të ballafaqohesh .Po e përjashtoni veten njëfarë forme? Po. Nesër iu tregojmë nëse Kujtim Shala është njëri nga emrat. Nuk besoj se këtë vit do të merremi me autostrada, pasi ky vit do të jetë në rimëkëmbje ekonomike dhe në shërbim të shëndetësisë, çka bëhet më vonë është çështje që do të bisedohet me AAK-në dhe të tjerët, për të gjetur një gjuhë të përbashkët për projekte që janë në të mirë të Kosovës, por prioriteti duhet të caktohet mbi bazën e tyre”, tha Mustafa./Indeksonline/