75 Mall Live Search
23:55 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Fenomeni: Rrespekt për Cristianon, por unë jam “Real Ronaldo”

Disa herë ka qenë problem që të zgjedhësh se cili është Ronaldo i vërtetë, Fenomeni brazilian ose Cristiano portugez.

Në një bisedë Live në Instagram, braziliani është pyetur nga Canavaro lidhur me këtë çështje.

Për CR7, duhet të jetë e mërzitshme të dëgjosh që unë jam Ronaldo i vërtetë”, ka thënë 43 vjeçari.

Njerëzit nuk mund të krahasohen. Cristiano do të mbetet në historinë e futbollit për golat dhe për vazhdimësinë që ka arritur. Ai do të mbetet një nga më të mirët, si Messi“, tha ndër të tjerash braziliani. /IndeksOnline/