Distria Krasniqi: Jam agresive dhe luftoj për të fituar

Xhudistja e njohur kosovar, Distria Krasniqi ka zhvilluar një intervistë të rrallë ku ka folur rreth karrierës dhe jetës së saj personale.
Krasniqi duke folur për cilësitë e saj ka treguar që në luftëra është agresive, transmeton IndeksOnline.
“Jam agresive dhe luftoj për të fituar. Asnjëherë nuk dyshoj në aftësitë e mia. Unë kam mentalitetin e një fituesi”, ka thënë xhudistja kosovare.
Po ashtu Distria përveq tjerash ka folur edhe për Majlinda Kelmendin ku ka treguar që me kalimin e kohës kishte filluar të zhvillojë luftëra të mira edhe kundër saj.
Ndërsa përgjigja e Distrias në pyetjen se çfarë bënë kur nuk stërvitet ishte:
“Kur mbaroj stërvitjen, shikoj disa filma, lexoj libra, vizatoj pak dhe po mësoj të luaj kitarë!”./IndeksOnline/.