75 Mall Live Search
13:00 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Isa Mustafa: Avdullah Hoti i nominuari i LDK-së për kryeministër

Ka përfunduar mbledhja disa orëshe e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas përfundimit, para mediave është deklaruar lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa deklaroi se Avdullah Hoti është i nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, e që sipas tij kjo gjë u arrit në pajtim me të gjithë kryesinë, raporton Indeksonline.

“Si Kryetar i LDK-së s’do ta kisha vullnetin të mos e pranoja këtë që ma jep partia ime, por duke u nisur nga nevojat që të kujdesem për shëndetin tim dhe këtë po ia them se kam nevojë edhe më tutje për shkak të disa problemeve fizike që i kam, e luta Kryesinë që kësaj radhë të kenë mirëkuptin ndaj meje dhe të gjejnë kandidatin edhe i cili sipas meje e Kryesisë i plotëson të gjitha kriteret. Mund të jem i hapur para jush se kemi diskutuar për Avdulalh Hotin, Kujtim Shalën, Lutfi Hazirin dhe ka pas edhe emra të tjerë që i kemi disktu dhe me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që Avdullah Hoti të propozohet nga LDK për kryeministër.” deklaroi Mustafa./Indeksonline/

Mustafa tha se në Kryesinë e LDK-së është diskutuar për kandidatin të cilin si emër më pas do e dërgojnë edhe tek Këshilli i Përgjithshëm për vendimmarrje definitive.