Ja çfarë rekomandojnë psikologet për fëmijët me nevoja të veçanta në këtë kohë pandemie

Fëmijët me nevoja te veçanta janë pjesa më e neglizhuar e shoqërisë dhe jo mjaftueshëm të mbështetur nga institucionet. Prindërit e fëmijëve me nevoja te veçanta ballafaqohen me sfida te shumëllojshme, duke marre parasysh faktin se çdo dëmtim, qoftë intelektual,fizik apo psikologjik i tyre sjell me vete sfidat unike te llojit te tij, ndërsa gjitha këto janë bërë ende më të vështira si pasojë e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID 19.
Situata është përkeqësuar, kur dihet se shkollat dhe të gjitha qendrat tjera rehabilituese,ku këta fëmijë kanë marr shërbimet e nevojshme janë mbyllur.Derisa shume udhëzime dhe keshilla po transmetohen ne televizionet tona si dhe rrjetet sociale se si të mbrohemi nga Pandemia dhe si të mbajmë distance sociale ,të njetat nuk mund të jenë te kuptueshme për fëmijët dhe të rinjët me nevoja të veçanta .
Fëmijet me nevoja te veçanta si dhe të gjithë fëmijët tjere kanë nevojë :
- T’i dëgjojmë kur ata flasin si dhe t’i shikojmë ne sy duke mbajtur kontaktin fizik në mënyrë barabartë
- T’i trajtojmëme respekt duke qenë të sinqertë me ta për sa i përket situates në të cilën gjindemi .
- T’i bëjmëtë ndihen të sigurt duke ju ofruardashurinë tonë dhe gjithëqka do të jetë me e lehtë
“Jeta nuk kalohet duke pritur të kaloj Stuhia por duke filluar të mësojmë të vallëzojmë në shi “
E si do të organizojmë kohën duke qenë të mbyllur, si do të vallezojmë nëpër këto dallgë të kësaj stuhie ,e cila ka përfshirë të gjithe botën ,cilat janë aktivitetet që do tëishin të përshtatshme për fëmijët me nevoja të veçanta, si do të mund të interpretojmë tek fëmijët situatën prezente ,do t’u prezantojmëdisa këshilla për këtë pjesë të shoqërisë.
Këshilla për prindërit
1. KOMUNIKIMI ËSHTË THELBËSOR
Bisedoni me fëmijët tuaj dhe anëtarët e tjerë të familjes për COVID-19. Zgjidhni një vend të rehatshëmdhe kohë te përshtatshme për të diskutuar hapur arsyen e ndryshimeve në jetën e tyre.Sigurohuni së pari, ju si prind se po merrni informacione nga burime të sigurta.
- Tregimet ose informatat të cilat mbështesin tekstin me foto, për të folur rreth situatave dhe reagimet në ato situata, mund të jenë të dobishme për fëmijët.
- Mos harroni, fëmijët mund të kenë vështirësi të shprehin ndjenjat e tyre dhe kështu që ju duhet t’i inkurajoni ata të flasin për ndjenjat e tyre. Fëmijët me nevoja të veçanta shpesh përjetojnë ndjenja të izolimit shoqëror nga bashkëmoshatarët e tyre, dhe politikat e distancimit shoqëror që lidhen me COVID-19 mund t’i forcojnë këto ndjenja. Jepini mundësi fëmijës suaj të diskutojë mbi këto ndjenja dhe modeloni mënyra për të bashkëvepruar me të tjerët përmes bisedave me video dhe platformave tjera virtuale.
- Përgjigjuni në pyetjet e tyre dhe sigurojini ato për qëllimin e përbashkët për t’i mbajtur të sigurt. Rishikoni temën në mënyrë periodike për t’u siguruar që ata kuptojnë se çfarë po ndodh rreth tyre.
2. PËRCAKTO KUJDESIN PËR VEHTEN
Kujdesu për vehtën tënde!Në bazë të kushteve dhe mundësive që keni përqendrohu në gjerat qe ju ndihmojne për tu ndjerë të plotësuar. Kjo nënkupton marrjen e pushimeve të shkurtra, duke kaluar ca kohë duke shikuar filma ose duke lexuar.
• Si prindër dhe kujdestar, është e rëndësishme per të qëndruar i qetë (ose të paktën të veproni të qetë)
- Qëndro i lidhur me të tjerët ne mënyrë virtuale, vazhdo lidhjet shoqërore me të tjerët dhe planifikoorare të rregullta për të thirrur familjen dhe miqtë.
- Merrni frymë thellë, meditoni dhe bëni aktivitete fizike ose zhvilloni ndonjë hobi tuajin.
- PËRGADITNI AMBIENTIN SHTËPIAK PËR RUTINËN E KRIJUAR DHE APLIKONI
Mbajtja e higjienës është një nga mënyrat më të rëndësishme për të mbajtur fëmijën tuaj dhe tërë familjen të mbrojtur nga COVID-19. Përdoreni këtë
situatë si një mundësi për të mësuar dhe forcuar higjenën e mirë dhe larjen e duarve si dhe sjelljet në përputhje me distancimin shoqëror – në zakonet e përditshme.
- Vendosni shenja në derën tuaj të përparme ose në derën e dhomës së fëmijës tuaj për të kujtuar anëtarët e familjes që të lajnë duart shpesh, për të paktën 20 sekonda.
- Mbani në ambientet e shtepisë tuaj mjaft sapun dore, leter higjienike dhe sanitizues dore për të gjithë në shtëpinë tuaj që të përdorni.
- Është shumë e rëndësishme që ju t’i qëndroni mbrapa rutinës, pasi që kjo krijon stabilitet tek fëmijët, duke zvogëluar tek ata ndjenjen e ankthit.Edhe pse fëmijët nuk janë duke vijuar shkollën në këto ditë, është e rëndësishme që ju të strukturoni një plan për ditët në vijim.
- Ju duhet të zgjoheni dhe të flini në të njëjtën kohë çdo ditë
- Konsideroni të bëni një orar të shkruar ose vizual dhe postojeni atë në një zonë ku frekuentohet nga të gjithë.
- Orari i mësimit dhe argëtimit. Duhet të ndani një kohë kur të gjithë duhet të shkojnë në dhomën / hapësirën e tyre dhe të bëjnë atë që dëshirojnë, pavarësisht nëse duhet lexuar, shikuar TV, duke luajtur me një iPad / tabletë me aplikacione konstruktive për individë me autizëm etj.
- ORGANIZIMI I MËSIMIT
Mbyllja e shkollës dhe ndryshimet e tjera në rutinën e fëmiut tuaj mund të jenë stresuese, prandaj sigurohuni që të bisedoni me fëmijën tuaj pse ata po qëndrojnë në shtëpi dhe cila do të jetë struktura juaj e përditshme gjatë kësaj kohe. Ju duhet ti menaxhoni këto ndryshime
Personeli shkollor duhet të ndjekë udhëzimet e duhura shëndetësore për të vlerësuar dhe adresuar rrezikun e transmetimit në ofrimin e shërbimeve të tilla. Departamenti e kupton se mund të ketë rrethana të jashtëzakonshme që mund të ndikojnë në mënyrën se si ofrohet një shërbim i veçantë. Nëse një fëmijë nuk merr shërbime gjatë një mbylljeje, ekipi i PIA -se i fëmijës ose personeli i duhur duhet të bëjë një planifikim të individualizuar , në përputhje me kërkesat e zbatueshme.
Jeni ne kontakt me sherbimin profesional psikologjik e pedagogjik shkollor në mënyrë që te merrni ndihmën profesionale adekuate ne menyre te strukturuar.
Personat pergjegjes te fëmijës tuaj, mësuesit dhe terapistët mund të ofrojnë shërbime edukativo- arsimore në mënyra që i përshtaten fëmijës suaj. Ekipi i PIA-së tanimë janë të angazhuar dhe po e bëjnë punën e tyre me planifikim të mësimit të individualizuar përmes rrjetit social “Facebook”, në përputhje me kërkesat e zbatueshme.
- Me fleksibilitet, ju duhet të identifikoni mënyra të reja për të mësuar dhe për të organizuar aktivitete të ndryshme së bashku, e që të njëjtat më parë e keni pasë vështirë t’i organizoni për shkak të ritmit tuaj të punës.
Aplikoni programin e Analizës së Sjelljes së Aplikuar (ABA) siç janë përdorimi i strategjive “Së pari – Atëherë”, duke injoruar sjelljet negative, duke lavdëruar sjelljet pozitive dhe duke ndjekur kërkesat dhe pritjet tuaja.
Po ashtu referojuni Qendres burimore “Përparimi “ Prishtinë të cilët jane duke orfuar shërbime
profesionale edukative përmes formave online
.Ndojnë organizate joqeveritare qe mund të orfojnë shërbime profesionale
për profile të ndryshme.
5. ZHVILLONI BISEDA DHE ORGANIZONI AKTIVITETE ARGËTUESE QË NXISIN SIGURI DHE STABILITET EMOCIONAL
Në mënyrë që të ndihemi më pak të shqetesuar, në këte kohë të paparë kemi nevojë çdoherë të informohemi se çfarë po ndodh me pandeminë. Edhe fëmijët kanë nevojë për informacion ashtu si bëjnë të rriturit. Prandaj, është e rëndësishme të bisedoni me fëmijën tuaj, ta pranoni frikën e tyre dhe lejoni që ata të shprehin emocionet e tyre.
Jo çdo fëmijë apo i rritur do të reagojë në të njëjtën mënyrë ndaj stresit të COVID-19, por ka të ngjarë që të gjithë të reagojnë në një farë mënyre.
Në këto kohë të pasigurt, ka shumë hapa që familjet dhe prindërit mund të ndërmarrin, për të ofruar siguri për fëmijët dhe të rriturit që jetojnë me ndryshime emocionale, të sjelljes dhe njohëse. Para se gjithash ne kemi nevojë të jemi te relaksuar ,pasi qe izolimi vetëvetiu krijon stres.Andaj duhet të mendojmë që ta menaxhojmë kohen sa me mirë që të jetë e mundur .
Disa aktivitete që ndihmojnë relaksimin e fëmijëve
*Vendosni ujin e ngrohtë në një enë dhe aplikoni lëvizje duarsh .
*Vendosni Oriz në një kuti ose plateformë të rrafshtë,aplikoni me gishtërinje duke bërë forma të ndryshme si,numra ,shkronja ,në mënyrë të ngadaltë .
*Vendosni miell ne një enë dhe lozni me ta pëmes duarve sespe tekstura e miellit krijon ndjeshmëri ne muskujt e duareve dhe ndihmon në spazmimin e muskujve .
Keni parasysh se aktivitetet e aplikuara duhet të bëhen në mënyrë shumë të ngadalshme dhe të matshme ,sigurohuni te jepni sqarime të duhura gjatë kohës si dhe toni i zërit të jetë i vogël dhe i matshëm
• Bëni biseda të afërta në përgjigje të pyetjeve dhe shqetësimeve të fëmijës tuaj. Kur siguroni informacion, jepini atë në një mënyrë të përshtatshme për moshë zhvillimore te fëmiut tuaj . Përdorimi i një tregimi me radhitje të fotografive dhe pamjeve mund të jetë i dobishëm.
.
- Kujtoni kohën kur keni qenë fëmijë, bëhuni kreativ dhe zhvilloni disa aktivitetet që nxisin tek fëmijët në çdo moshë:
- Nxitni zhvillimin sensomotorik duke bërë aktivitete me oriz, fasule, makarona, ujë. Lejoni fëmijët tuaj të luajnë me këta në tryezë. Sfidoni ata të gjejnë “thesaret” – madje mund të krijoni një listë kontrolli për të parë nëse mund t’i gjejnë të gjitha në një gjueti thesari. Aktivitetet shqisore janë të mira për qetësimin e sistemit nervor dhe sjelljen e një ndjenje paqe për shumë individë me autizëm dhe nevoja të veçanta.
- Ndërtoni një fortesë me jastekë, batanije dhe kuti të mëdha. Prekni imagjinatën e tyre duke folur rreth “ku” në botë ndodhet fortesa e tyre; ftoni disa nga lodrat e tyre / kafshët e mbushura të futen në aheng. Këto lloje të lojërave nxisin imagjinatën e fëmijëve, duke iu mundësuar kështu të shprehin ndjenjat e tyre.
- Lojëra që nxisin memorien, mund të mësojnë aftësi duke përfshirë loja me labirinthe, me përputhjen të ngjyrave, loja symbyllurazi, numërimin etj.
- Mos harroni për lodrat klasike si plastelina, të cilat mund t’i bëni në shtëpi dhe u lejon fëmijëve një shans të eksplorojnë anën e tyre krijuese. Aktivitetet kreative nga fusha e artit mund t’i mbajnë fëmijët të koncentruar me orë të tëra, ndërsa u mësojnë atyre aftësi të shkëlqyera motorike.
• Ushtrimi fizik është i rëndësishëm për të gjithë familjen, për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme, e veçanërisht gjatë kësaj kohe sfiduese ndërsa përpiqeni të ulni stresin dhe të forconi sistemin tuaj imunitar.
- Shkoni për shëtitje të shkurtër, udhëtime me biçikletë ose ecni ose vraponi në lagje – së bashku.
- Luaj një lojë me top, psh. basketboll në oborrin ose rrugën tuaj duke improvizuar lojen me një shportë mbeturinash.
- Ju mund të bëni shfaqje familjare ose të vallëzoni bashkarisht,ose te këndoni ndojne këngë që e dine e gjithë familja është një mundësi që secili individë pa marrë parasyshmoshën të kërcej dhe të kendojë , po ashtu edhe të argëtohet.
• Largoni telefonat, fikni TV dhe paisjet tjera tekonologjike për periudha të caktuara kohore qe femijes tuaj t’i kujtohet se dashuria dhe gezimi qe ju ofroni eshte e rendesishme.
Bëhuni ndryshimi që dëshironi te shihni tek fëmiu juaj,praktikoni optimizëm dhe qëndrueshmëri dhe tregoni atyre dhe gjithëshoqërisë se Bota nuk do të ishte kaq e bukur pa ëmbelsinë e siqeritetin e tyre,pa precizitetin dhe rregullsinë e fëmijeve autik ,pa dashurinë e pafund te atyre me Sindromën Down si dhe artin që krijojnë ata me ADHD .
Prandaj të ju japim Dashurinë e kujdesin e nevojshem secilit individ në këtë Tokëpa marr parasysh ngjyren,formën,përkatësinë etnkie religjioze aftësite e mundesitë e lindura e të fituara,kapacitetin fizik ,psikologjik të tyre.
Autore:
Vlora Bllaca Ejupi,
Njomza Dragusha Llugaliu
Autoret janë Psikologe!