75 Mall Live Search
15:35 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Kongresisti amerikan e quan shefin e OBSH-së spiun dhe kukull të Kinës

Një kongresist amerikan nga radhët e partisë së presidentit Donald Trump ka akuzuar shefin aktual të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus se është një një njeri i Kinës dhe se ai, me propagandën e tij, i ka mbrojtur “rrenat” e shtetit komunist për koronavirusin.

“Drejtori i përgjithshëm Tedros është një kukull e Partisë Komuniste të Kinës”, ka thënë Michael McCaul, top përfaqësuesi i Republikanëve në Komitetit e Dhomës së Përfraqësuesve për Punë të Jashtme.

McCaul Family's Pipeline Holdings Stir Controversy | The Texas Tribune

Në një intervistë për USA Today, ai i ka vazhduar akuzat, duke thënë se shefi i OBSH-së nuk e ka kryet punën e tij sic duhet në lidhje me virusin dhe se për këtë arsye, duhet të jap dorëheqje. “Tedros ishte i përzgjedhuri i Partisë Komuniste të Kinës për rolin e propagandistit dhe kjo iu pagua shumë mirë partisë…Ai e shfrytëzoi OBSH-në për të trumpetuar rrenat e tyre në lidhje me virusin”, ka shtuar McCaul

World's doctor gets second chance on Ebola – POLITICO