75 Mall Live Search
19:49 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Veseli viziton Thaçin, mikun e tij të çmuar: I uron rikuperim sa më të shpejtë

Kadri Veseli sot i ka bërë vizitë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në QKUK.

Ai tha se e uroi mikun e tij të çmuar për rikuperim sa më të shpejtë, dhe falënderoi stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, shkruan Indeksonline.

Më tutje Veseli tregon se Thaçi do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore.

Postimi i plotë:

Presidenti i Kosovës është mirë me shëndet. Gjatë vizitës që i bëra sot pasdite i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë. Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore.