Atletja kosovare fillon Agjërimin, por s’e ka në plan të ndalë edhe vrapimin

Arineta Mula ka vendosur të agjërojë në Muajin e Shenjt të Ramazanit.
Atletja e cila ka ngjitur edhe majat më të larta në botë ka paralajmëruar se nuk e ka në plan që të ndalë vrapimin edhe më Ramazan.
Mula shkruan se Agjërimi është në të mirë të shëndetit fizik e mendor.
“Sot e deri ne fund te ketij muaji te shenjte edhe per mua fillon agjerimi. Dua te jem me levizjen e hanes. ???♀️
Na shkoft mbare kjo disipline dhe vlere sociale.
Aktivitetin sportiv e kam provuar pa uje e buke kshtuqe nuk do t’ndalem. Agjerimi mos harroni eshte ne te mire te shendetit mendor dhe trupit” shkruan Arineta në Facebook, gjersa shihet se pak orë pas syfyrit, ia ka jepur vrapit./Indeksonline/


