75 Mall Live Search
11:16 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

“Është në kontakt me të infektuarit në Itali”, moderatorja shqiptare e shqetësuar për të atin

Moderatorja shqiptare, Kiara Tito, jeton larg familjarëve të saj, të cilët ndodhen në Itali. Pak kohë më parë Kiara zbuloi se babai i saj punonte në një spital në Itali dhe se po përballej në vijën e parë të frontit të luftës me koronavirusin.

E ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”, moderatorja është shprehur e shqetësuar për babain e saj, duke thënë se ai është në rrezik, sepse është në kontakt të parë me të infektuarit.

“Emocionohem sa filloj të flas për tim atë, duke qenë se është meraku im më i madh gjatë kësaj kohe. Sigurisht që është në rrezik sepse është në kontakt të parë me të infektuarit, me të sëmurët. Ai merret në fakt me pjesën e respiratorëve, është teknik i respiratorëve. Dhe çdo ditë kur shkon në shtëpi, shkon me një mërzitje, me një stres, me një frikë të madhe pasi dihet si është situata atje. Thonë që në këto momente ka rënë pjesa e të infektuarve, por gjithsesi mbetet vërtet ende shumë e rrezikshme dhe jam shumë në merak për tim atë, që është në kontakt me të infektuarit”, ka thënë Kiara.

Ajo ka shtuar se i ati punon në një zonë të veriut të Italisë, që është më e prekura nga koronavirusi. “Situata është e rrezikshme dihet, e prekshme dihet se ka kontakte me gjëra nga më të frikshmet, por duke shpresuar për më të mirën gjithmonë, nuk ka zgjidhje tjetër, duhet të mundohemi ta shohim në mënyrë pozitive sepse përndryshe…”, është shprehur moderatorja e njohur.