75 Mall Live Search
13:41 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Dogana hap homazhet për oficerin doganor që vdiq si pasojë e COVID 19

Dogana e Kosovës hapi homazhet për oficerin doganor dhe njëherë zyrtarin e parë shtetëror Kujtim Qafleshi që ndërrojë jetë si pasojë e Covid 19.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Ibrahim Xhaka hapi librin e homazheve.

“Humbja e Kujtimit në moshën 53 vjeçare na lë të mërzitur shumë, por njëkohësisht duhet të na motivojë që të arrijmë lartësitë e tij profesionale, të kemi përkushtimin e tij dhe njëheri të ndërtojmë një doganë profesionale për të cilën Kujtimi punoj aq shumë” theksoj Xhaka.

Sipas një njoftimi të Doganës, sot të gjitha takimet e tyre filluan me një minutë heshtje në nderim të këtij zyrtari.