75 Mall Live Search
13:53 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Burg pa afat për 72-vjeçarin shqiptar që kryente marrëdhënie seksuale me 17 vjeçen

Gjykata e Sarandës ka vendosur masën ‘arrest me burg pa afat’ për 72-vjeçarin Bajram Tusha. Ky shtetas u ndalua nga policia në Sarandë më 21 prill, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente 17-vjeçare.

I moshuar u ndalua nga policia në Sarandë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente 17-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç,  lindur e banues në Sarandë.

“Ndalimi  i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme  ka kryer marrëdhënie seksuale  me një 17- vjeçare  nga qytetit i Sarandës. Policia e Sarandës  pas informacionit të marrë ka  bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimin e policisë.