75 Mall Live Search
16:15 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Çmenduri, Ibrahimovic, Balotelli dhe Yaya Toure në një ekip

Imagjinoni për një çast sikur në këtë moment të karrierës së tyre, Zlatan Ibrahimovic, Mario Balotelli dhe Yaya Toure të luajnë në të njëjtin ekip. Suedezi është 38 vjeç, italiani 29 vjeç, ndërsa afrikani do të mbushë 37 vjeç muajin e ardhshëm.

Duket çmenduri, por kandidati për president i Vasco de Gama i ka premtuar këto 3 emra si afrime në klubin brazilian. Luiz Roberto Leven Siano kandidon për të marrë postin e presidentit të Vascos dhe ka deklaruar se Ibrahimovic, Balotelli dhe Yaya Toure mund të firmosin për brazilianët.

Për Ibrahimovic situata është pak e komplikuar, ashtu si Balotelli, ndërsa Yaya Toure duket më i mundshëm. Për këtë arsye, Luiz Roberto Leven Siano është shprehur se Toure po mendon seriozishtë të firmosë për Vascon, ndërsa do të rishihet situata e Balotellit dhe Ibrës. Vërtet çmenduri nëse diçka e tillë do të ndodhte./IndeksOnline/