75 Mall Live Search
22:21 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së: UÇK është krenaria jonë dhe PIKË!

Shkëlzen Gashi, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, sot në T7 ka dhënë një deklaratë skandaloze, pikërisht për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ai i akuzon duke thënë se Dick Marty e ka publikuar një raport, në të cilin thuhet UÇK kanë kryer vrasje ndaj civilëve serb, transmeton Indeksonline.

“Ku unë them që Dick Marty nuk është antishqiptar, përkundrazi, ai e ka publikuar një raport, ku flitet për krimet që pjesëtarët e UÇK-së i kanë kryer ndaj civilëve të pafajshëm.

Dyshohet sepse njerëzit janë të vramë, i kemi gati 1000 serb civilë të pafajshëm që janë vrarë, shumicën dërmuese i kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së, se s’kanë mujt me qenë pjesëtar të shoqërisë kulturo-artistike “Hajdar Dushi”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti i VV-së, Fitim Uka, iu është kundërpërgjigjut Gashit shumë shkurt me një fjali.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenaria jonë dhe PIKË”.