Trepça ’89 i reagon ashpër FFK-së

Si duket skandalet dhe turpi i krereve te FFK-se, nuk ka te ndalur. Ne nje prononcim per portalin Koha.net te dates 24.04.2020, Sekretari i FFK-se Eroll Salihu, pa asnjë fije turpi tani edhe ofendon haptas anetaret e FFK-se pra Klubet, duke deklaruar se mjetet te cilat FIFA i dedikon per raste emergjente, siq thuhet ne njoftimin per media ne ueb faqen e FIFA-se, ai deklaron se citoj:
– “jane mjete per administraten e FFK-se, se ne kemi shpenzime te jashtëzakonshme, kemi mbi 30 trajner te ekipeve kombetare qe paguhen ne baza te rregullta. Po ashtu i kemi mbi 30 persona ne administraten qendrore dhe mbi 20 ne lidhjet rajonale. Kemi Komisione te ndryshme dhe shpenzime tjera qe jane shume te medha”
– Pra Eroll Salihu FFK-ne dhe Klubet i ndane ne tabore te kundërta, rivale duke potencuar “NE”!
– Duke alarmuar se kemi shpenzime te medha per stafin prej 30 vetash, 30 trajner dhe 20 punetore te LRF-ve!
Nuk eshte per cudi nga ky njeri si dhe Kryetari i tij i denuar me veper penale te mendojne vetem per vete, pra rrogen e tij i cili e ka mbi 3000-4000 euro, pa meditje shtese, veturen pa kufizime, udhëtime, etj., e tani po kujdeset edhe per shoket e tij trajnera te ekipeve si dhe punetore te LRF-ve (per cudi te gjithe pothuajse jane anetare te Kuvendit te FFK-se me te drejte vote).
Po zotni Eroll sikur ne mos ekzistonim-Klubet, keta trajnera te kujt do ishin?, kend do ta trajnonin keta? Si do te ishte baza e tyre e delegimit ne FFK? Etj.
Te ju njoftoj se si duket ose nuk e kuptoni Vendimin e FFIFA-se dhe UEFAS per ndihme ne kete kohe pandemie Global, ose e shtrembëroni me qellime te caktuara si gjithmonë duke fshehur dhe nderruar destinimin e ketyre mjeteve, si shume mjeteve te tjera tani edhe te faktuara dhe prezantuara para te gjithe opinionit publik.
Ne njoftimin per media te FFIFA-s, thuhet zotni se keto mjete do te shpërndahen si ndihme emergjente per Federatat anetare te FFIFA-se, pra per dijenine tende jane gjithsej 211 Federata. FIFA ka ndare 150 milion Dollare, qe i bie 710,900 dollare per secilen Federate.
Ne pakon emergjente do te paguhen nga 500,000 dollare si kesti i pare, kurse pjesa tjeter do te paguhet se shpejti (muaji Qershor eshte detyrimi i FIFA-se) shuma prej 500,000 dollareve per secilen Federate, duke u bazuar ne programin FIFA Forward 2.0 per vitin 2019 dhe 2020.
Kjo asistence duhet te shfrytëzohet per te mbuluar te parandaloj implikimin financiar te COVID-19 ne futboll , kryesisht per te përmbushur obligimet financiare ose operacionale qe munden ti kene lidhur me stafin dhe palet e tjera te treta. Keto pagesa duhet te behen konform Programit Forward 2.0, dhe do te jene objekt i auditimit nga FIFA.
Pra ky vendim eshte i bazuar ne Programin FIFA Forward 2.0,
– ne faqen 8, Kapitulli 6, pika 1, tregon se ne periudhen prej 2019-2022 secila Federate do te kete 6 milon dollare per keto 4 vite (duke shtuar edhe 1 milion nga cikli i meparshem) pra 7 milion dollare,
– ne faqen 9, Kapitulli 6, pika 2,
a) tregon se secila Federate duhet te shpenzoje 1 milion rreth shpenzimeve operative si ne vijim (pika 3 e specifikon) dhe
b) 2 milion dollare per 4 vite investime ne projekte specifike.
– Ne faqen 9, Kapitulli 6, pika 3:
a) ne janar te secilit vit paguhen 500,000 dollare per shpenzime operative si ne vijim, jane kategorizuar te gjitha fushat ku mundet te investohen apo perdoren keto mjete. Si ne:
I. Qeverisje, strukture dhe administrim
II. Ekipet Nacionale
III. Liga Kombetare
IV. Stafi permanent administrativ dhe teknik
V. Menagjmenti financiar (auditimi)
VI. Website dhe platformat e tjera te komunikimit
VII. Pagesat rreth administratoreve, vullnetareve, stafit teknik, etj.
b) 500,000 dollare do te paguhen ne muajin e Qershorit per secilin vit, per organizimin e:
1.Organizimin e liges se meshkujve ose kupes
2. Organizimin e liges se femrave ose kupes
3. Ekipa Nacionale “A” meshkujt
4. Ekipa Nacinale “A” femrat
5. Organizimin e liges se U-15, U-17 Meshkujt ose kupes
6. Organizimin e liges se U-15, U-17 Femrat ose kupes
7. Mbeshtetja e refereve ne se paku 10 seminare- meshkuj
8.Mbeshtetja e refereve se paku 10 seminare- femra
Faq 11 pika 4 tregon se per ciklin 4 vjecar nga 2019-2022 do te investohen ne infrastrukturen sportive 2 milin dollare, sipas projekteve specifike.
Pra zotni Erolli siq dihet bota eshte prane nje sfide me te madhe qe ka njohur deri me tani njerezimi per ekzistencen e qenies njerëzore. Ne kete baze dhe kete fryme (juristat thone fryma juridike e Vendimeve) FIFA ka marre nje vendim urgjent per ndihmat e federatave. Me larte i specifikova se ku munden te investohen keto mjete te dedikuara dhe ndara nga FIFA (pra pjesa e pare prej 500,000 dollareve). Tani sipas programit ku edhe mbeshtetet ky Vendim i FIFA-se, programi FIFA Forward 2.0, ne Kapitullin 6, faqe 9, pika 3, nen-III, Federata keto mjete mundet ti investoje ne Ligen Kombetare (pra te Klubet e Kosoves, Superliga, Liga e pare,).
Por zotni Erolli deklaron se klubet nuk do te marrin asgje nga kjo pako –ndihme urgjente nga FIFA e cilësuar, si duket sipas Erollit administrata e FFK-se qenka me e rrezikuar per falimentim e jo klubet e futbollit te cilat e themelojne kete Federate dhe e punesojne kete administrate.
Duhet ti tregoj te gjithe opinionit se FFK-ja merr fonde te dedikuara drejtpërdrejt per mirëmbajtje te administrates dhe mbulimin e kostove financiare, nga Hatrick Programi i UEFA-se per cdo vit nga 1.3 milion euro.
Si duket FFK-se keto dite nuk po i dalin keto 1.3 milion euro per vetem 24 te punësuar ne administrate dhe 30 trajner si dhe 20 te punësuar ne LRF, e tani ne kete kohe kur e gjithe bota dhe klubet me me nam jane duke përgjysmuar pagat, FFK i siguron vetes edhe nje fond tani emergjent shtese, duke mos degjuar Klubet te cilat jane ne pozite te veshtire edhe ekzistenciale.
Kjo eshte fytyra e vertete e prijësve te FFK-se, ku ata tani edhe haptas mendojne vetem per vete dhe miqet qe i rrethojne-interesit, duke fshehur dhe devijuar shume mjete te prezantuara me heret nga Klubet e Superliges, si mjetet e Solidaritetit, mjetet e ndara nga Uefa per mospjesëmarrje te klubeve ne gara nderkombetare –klubet e superliges, e tani na doli edhe ky fond nga FIFA qe lirisht ka mundur FFK te investoj ne Klube dhe infrastrukture te Klubeve.
Keta jane kreret e FFK-se, qe kurre nuk kane prezantuar keto dokumentacione, mjete te ndara si nga UEFA po ashtu edhe FIFA. Duke pa se ne kete kohe mbijetese FFK eshte ne vlugun e investimeve te pakuptimta-dyshimta fushave te futbollit, ku cuditerisht Klubi i ish Kryetarit A.A i shuar e i themeluar me 22.01.2020 nga Nipi i tij Visari, tani investon nje fushe ultra moderne cuditerisht ku ky klub ne raportet financiare llogarite bankare nuk e di a ka pasur ndonje qarkullim, investohen ne fshatin Hajvali dy fusha te tjera, e skandale te shumta me mjete financiare.
Kjo eshte abuzim i paster, keqpërdorim i detyres zyrtare-veper e denueshme penalisht, si dhe shkelje e Ligjeve te vendit dhe Statutit te FFK-se, ku personi i denuar me veper penale me Aktegjykim te Plotefuqishem prezanton FFK-ne si kryetar.
Une si investitor nder me te vjetrit ne futbollin e Kosoves, tani shume seriozisht jam duke menduar edhe tërheqjen time nga keto gara qe organizohen nen udhëheqjen e ketyre personave te papergjegjshem, kriminel pa kurrfarë morali apo etike.
Me respekt
Abedin Zeka, President TREPCA 89