75 Mall Live Search
15:35 / E Shtunë, 25 Prill 2020 / indeksADMonline

Xeni të dielën mban koncert në Gjakovë

Edhe qyteti i Gjakovës iu ka bashkuar trendit të organizimit të koncerteve dhe performancave nga artistet për t’i argëtuar qytetarët në këtë kohë pandemie.

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Shkelen Jetishi-Xeni bashkë me grupin  e tij do të organizojnë nesër (e diell) një performancë artistike.

Kjo performancë do të realizohet në disa lagje të qytetit të Gjakovës dhe fillon në ora “13:30” në rrugën “Bardhyl Çaushi” për të vazhduar dhe në lagjet e tjera.

“Ju njoftojmë se këngëtari Shkelzen Jetishi – Xeni bashkë me grupin e tij, nesër do të organizojë një performancë artistike në disa lagje te qytetit të Gjakovës. Performanca fillon në orën 13:30 në rrugën “Bardhyl Çaushi”, për të vazhduar për mes rrugës “Nënë Tereza”, pastaj tek banesat kolektive në Bllokun e Ri rruga “Anton Çetta” si dhe tek banesat në rrugën “Bujar Roka”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Gjakovës ./Indeksonline/