Futbollistët e Chelsea nuk po e dëgjojnë kapitenin e tyre, nuk pranojnë uljen e pagave

Chelsea ende nuk ka arritur një marrëevshje me futbollistët për uljen e pagave të tyre, pasi që refuzuan propozimin e uljes së pagave për 10%.
Kapiteni i skuadrës, Cesar Azpilicueta kishte propozuar ulje të pagave për 10% në katër muajt e ardhshëm mirëpo kjo gjë siç duket nuk po ndodhë, transmeton IndeksOnline.
Mirëpo bisedimet e klubit për bindjen e futbollistëve siç duket nuk po shkojnë mirë, pasi që ata nuk po e pranojnë këtë gjë.
Trajneri Frank Lampard nuk është përfshirë në diskutime për ulje të mundshme të pagave, duke preferuar të mos marrë pjesë në mes të lojtarëve dhe menaxhmentit të klubit, por pas “bisedimeve të gjera” midis Azpilicuetas dhe shefit ekzekutiv të Chelsea, Marina Granovskaia, situata mbetet e pazgjidhur./indeksOnline/.