Qyteti i Suharekës ushton me këngën “Marshi i UÇK-së”

Deklaratat e Shkëlzen Gashit, këshilltar politik i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, se UÇK-ja ka bërë krime, kanë ngjallur reagime të shumta.
Një grup qytetarësh kanë thirrur një protestë për të dielën në ora 21:00 ku kanë ftuar të gjithë qytetarët që në ballkonet e tyre të lëshojnë “Marshin e UÇK-së”, duke shprehur indinjatën përkitazi me deklaratat e Gashit.

Edhe në qytetin e Suharekës sonte është dëgjuar ky Marsh, shkruan IndeksOnline.
Qytetarët e Suharekës nga ballkonet e tyre kanë lëshuar “Marshin e UÇK-së” në mbrojtje të vlerave të kësaj organizate./IndeksOnline/