Të famshmit që e ndjekën Sabri Fejzullahun, nga televizioni

Sabri Fejzullahu sonte mbajti koncert për Prishtinën, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ky koncert vjen në bashkëpunim të Komunës së Prishtinës, televizionit Klan Kosova, kompaninë Gjirafa dhe grupin e tifozëve Plisat, janë përkujdesur që në këtë kohë pandemie, t’i argëtojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë.
Disa të famshëm shqiptarë e ndjekën performancën e tij, nga televizioni, ku edhe ndanë storje në Instagram.
Në mesin e tyre janë edhe Vedat Bajrami, Capital T, Lia Stublla, Mergim Vojvoda, DJ Geek, Majlinda Zeka e të tjerë./Indeksonline/






