Komuna e Ferizajt e demanton veten: Kemi 0 raste sot

Komuna e Ferizajt sonte ka njoftuar se është edhe një i infektuar me koronavirus kështu duke shkuar numri i përgjithshëm i të prekurve në 99.
Por pas disa minutave në një postim kanë bërë të ditur se ky ka qenë një gabim, pasi sot ka 0 raste në këtë komunë.
Njoftimi:
Zero raste me CoronaVirus sot në Ferizaj
IKSHPK- ka përfshirë si rast edhe një ferizajas të infektuar me COVID-19, që në fakt nuk është rast i ri, por rast paraprak që pas ritestimit ka dalur pozitiv. Megjithatë, Ferizaj nga mostrat e marra ka zero raste të reja sot me CoronaVirus.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Ferizaj është 98 të infektuar me virusin COVID-19. Urojmë shërim të shpejt të infektuarve.??
#Qëndroninështëpi