75 Mall Live Search
08:30 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

E diela jashtë! Sot Tirana nën gjallërinë e fëmijëve dhe nënave deri në orën 11:00

Sot Tirana do të jetë më e bukur se kurrë, për shkak se në rrugët e saj do të jenë fëmijët deri në moshën 10 vjeç. Kjo e diel, njëjtë si e kaluara, u dedikohet atyre, të cilët do të kenë mundësi që të shijojnë diellin, hapësirat e gjelbra, të luajnë në park pas një jave të mbyllur në shtëpi, si një masë mbrojtëse për t’i ruajtur nga COVID-19.

Por kjo kategori që përfiton nga liria duhet të ketë kujdes për zbatimin e disa masave. Nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë. Pas orën 11:00 do të duhet të rikthehen në shtëpi, pasi fillon ora policore e cila përfundon të hënën 05:00 të mëngjesit.

Dita e djeshme (e shtuna) ishte dita e pensionistëve, të cilët duke respektuar rregullat, me maska e doreza dhe dy e nga dy kanë dalë nga shtëpia dhe nisur nga fakti që janë më të rrezikuarit nga ky virus, u shprehen se e kanë të mjaftueshme të dalin një herë në javë. Për të pritur fëmijët, ditën e djeshme, Bashkia e Tiranës ka bërë dezinfektimin e parqeve.