75 Mall Live Search
12:30 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Shpërthen uji në lagjen Mati 1, ankohen banorët

Në lagjen Mati 1, kanë shpërthyer tubat e ujit, ku banorët po ankohen.

Në Indeksonline, u adresua një problem ku në lagjen Mati 1, kanë shpërthyer tubat e ujit, dhe sipas ankuesit ujësjellësi “Prishtina” nuk lajmërohet.

Rasti në fjalë është duke ndodhur edhe në këto momente, në rrugën Teodor Muzaka, lagjja Mati 1.

Ankuesi thotë se është duke dalë shumë ujë, dhe po paraqet problem për ta./Indeksonline/