Kurti e Hajdari, sot mbajnë konferencë të përbashkët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot do të mbajë konferencë për medie, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari.
Konferenca do të mbahet në oborrin e Qeverisë, dhe do të fillojë në ora 17:00.
“Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike znj, Rozeta Hajdari do të mbajnë konferencë për medie.
VENDI: Oborri i Qeverisë
KOHA: 17:00”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit./Indeksonline/