Sot 22 vite më parë Interi “qante” për një penallti, Juve festonte titullin

Juventus dhe Interi janë rivalë të përjetshëm dhe ndeshjet e tyre si në ditët e sotme, ashtu edhe në të kaluarën kanë shkaktuar zënka, komente dhe polemika.
Ndeshja e tyre e zhvilluar në ditën e sotme para 22 viteve ende vazhdon të komentohet.
Juventus e kishte mposhtur Interin me rezultat minimal 1-0, ndërsa autor i golit kishte qenë Del Piero në minutën e 21.
Gjatë ndeshjes Ronaldo ishte fauluar në zonën e rreptësisë së Juventusit, por gjyqtari nuk kishte akorduar penallti për Interin. 15 sekonda më pas gjyqtari për një situatë të ngjajshme kishte akorduar penallti në favor të Juventusit, mirëpo Del Piero nuk ishte treguar i saktë. Momentin mund ta shihni në minutën e 2:07 në videon e mëposhtme.
Kjo ndeshje kishte shkaktuar debat të ashpër edhe në kuvendin e Italisë në atë kohë.
Me 26 prill të 1998 Juventusi e kishte mposhtur Bolognan dhe kishte siguruar matematikisht titullin.