40 mostra, asnjë rast me koronavirus në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se nga mostrat e fundit që u morën në këtë komunë, asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.
Për fat të mirë nga gjithsej 40 mostra, të gjithë rezultuan negative, raporton Indeksonline.
Latifi tha se s’ka vend për shqetësim dhe se situate është nën kontroll.
Postimi i plotë:
Në 24 orët e fundit në Rahovec nuk kemi asnjë rast pozitiv me COVID19. Nga 40 mostrat e marra të gjitha kanë rezultuar NEGATIV.
S’ka vend për shqetësim sepse situata është nën kontroll. Falënderoj qytetarët për lojalitetin në zbatim të vendimeve, sikurse edhe të gjithë mantelbardhët përfshirë mjekët, infektologët, mikrobilologët, epidemiologët, biokimistët, infermierët, policinë, FSK-në dhe të gjitha institucionet emergjente që janë aktive dhe në gjendjen më të lartë të gatishmërisë.
SL