75 Mall Live Search
22:34 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

32 të infektuarit e fundit me COVID-19 janë nga këto komuna të Kosovës

32 raste të reja janë konfirmuar së fundi si të infektuar me COVID-19, në shumë rajone të Kosovës.

Kësisoj numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 763.

Rastet të cilat rezultuan pozitive me koronavirus së fundi janë nga këto komuna:

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime./Indeksonline/