Gërxhaliu tregon një storje të dhimbshme, kur Ferdonije Qerkezi para 10 vitesh ishte në një takim në Beograd

27 Prilli, është Dita Kombëtare e të Zhdukurve. E kush më shumë se në këtë datë, ashtu si edhe çdo ditë tjetër, do ta përjetonte me plagë në zemër e mall që nuk shuhet asnjëherë se Ferdonije Qerkezi.
Madje, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka zgjedhur ta ndajë një rrëfim mjaftë të dhimbshme, duke u kthyer pas para një dekade, një takim me nënën Ferdonije në Beograd.
Ky është rrëfimi emocionues:
Donja jonë.
Në takimet e Grupit dialogues per te zhdukurit me grupin Sërb protokolli
parashef që takimet te mbahen me rendë ne Prishtinë e Beograd. Sa herë që
shkojmë ne Beograd, në mënyrë rotative grupin e shoqërojne 2 familjarë nga
shoqatat e të zhdukurve. Para 10 viteve nëna Ferdonije ( Donja jonë) ishte me
ne ne takim ne Beograd. Si rregull protokollar grupet dialoguese pas takimeve
organizojme nga nje dreke – tavoline Suedeze.
Ne mbaruam takimin i cili zgjati rreth 4 ore ne
Pallatin e Federates be Beograd, dhe normal qe kaluam ne sallen tjeter per te
drekuar dhe si zakonisht menjehere pastaj nisemi per Prishtine.
Gjate tere rruges qendroja afer Donës, meqe me te
hyrë ne Serbi asaj i’u skuq fytyra dhe ju pershpejtua frymemarrja. E pini nje
hap nga kutija e plastikes qe e kishte me vete.
Une pasi perfundoi takimi, morra nje pjatë qe te
marr ushqim per nenën Done se pari. Ajo ishte e ulur ne nje karrigë ne
korridor, dhe i’u afrova duke i thene qe kjo pjate eshte per te, se deri
atehere skishte ngrene asgje.
E qoi koken, me sy gjysem te mbyllur, ashtu me
butësi ma ktheu; Jo doktor, faleminderit, une e kom marre buken nga shpia, nuk
e ha buken e tyre.
Mbeta i shtanguar dhe mu duk se i shkaktova nje
dhimbje …
Donja hapi qanten e saj , nxorri sendviqet e saj,
dhe nje shishe 2 litershe me uje, …as gotë nuk deshti, e piu direkt nga
shishja.
E kom marre edhe ujin prej Gjakovës, se nuk dua
asgjë nga këta…që veq ma kan pi gjakun, dhe më kanë marrë krejt çka kam.
( per ju qe se njifni – nënës Done i’a kanë vra burrin dhe 4 djemt,…gjysma ende i mungojnë)
Ishte kerkese e Shpatit qe kete storie ta publikoj ne shenje te Dites Kombetare te te Zhdukurve , 27 Prilli.