75 Mall Live Search
15:51 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

PSG po e kërkon talentin e Real Madridit

Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Sergio Reguilon, është vënë në radarët e skuadrës së Paris Saint Germain.

Siç raporton Marca, PSG po bëhet gati që të humbasë mbrojtësin e saj të majtë Layvin Kurzawa dhe mesa duket Reguilon i madrilenëve po shihet si zëvendësuesi ideal për të.

Reguilon e ka kaluar sezonin e fundit i huazuar tek Sevilla dhe ka shumë pak mundësi që ai mund të rikthehet tek skuadra e Zinedine Zidane. /IndeksOnline/