IKSHPK tregon shifrën e personave që u testuan me Covid-19

Që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e pare me koronavirus në Kosovë, rreth 6 mijë e 705 persona ishte dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.
Pas testimit të këtyre 6,705 mostrave të dyshimta në laboratorin e Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), deri më sot, 780 rezultuan pozitive me COVID-19.
Nga 780 pesonat e prekur deri tani janë shëruar 201 prej tyre, kurse 22 kanë humbur jetën.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shëruar 25 raste, ndërsa 17 rezultuan pozitiv me COVID-19.
Kjo është komunikata e plotë e IKShP-së:
Më 27 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 226 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Hoçë e Qytetit, 1 rast Piranë, 1 rast Arbanë dhe 1 rast Lubizhdë), Komuna e Leposaviqit: 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Leshak dhe 1 rast Leposaviq), Komuna e Podujevës: 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Llapashticë e poshtme dhe 1 rast Podujevë) dhe nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë, Plavë-Dragash, Kotradiq-Pejë, Runjevë-Kaçanik, Reti e poshtme-Rahovec, Suharekë dhe Zveçan.
Sot më 27 prill 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e pesë (35) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e një (201) raste.
Sot më datë 27 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një (1) rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 53 vjeç me vendbanim në Kotradiq-Pejë dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 27.04.2020. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 27.04.20 në gjendje shumë të rëndë dhe sëmundje të tjera shoqëruese.