75 Mall Live Search
14:58 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Pacolli: Tani më treguan se është lëshuar një leje për aterim në Prishtinë, s’di pse ka pas nevojë për “kërcënime”

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar përsëri para pak minutave lidhur me kthimin e tij në Kosovë.

Pacolli tha se është lëshuar një leje për aterim në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Madje ai thotë se nuk e di çka ka pas nevojë për krejt këtë inskenim.

Ndryshe pak më parë nga Ministria e Shëndetësisë u bë e ditur se nuk kishin pranuar asnjë kërkesë nga ana e Pacollit lidhur me këtë çështje.

Postimi i plotë:

Tani me treguan se eshte leshuar nje leje per aterim ne Prishtine.
Nuk di cka ka pas nevoje per krejt kete inscenim.
Nuk di pse ka pas nevoje per “kecnime”.
Gjithë kjo me bënë te ndihëm i pasigurt ne vendin tim!