75 Mall Live Search
16:14 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Arsenali po e shet me 50% zbritje, Interi i gatshëm ta blejë Aubameyangin

Arsenali është i gatshëm ta shesë Pierre Emerick Aubameyang për shifrën e 35 milionë eurove.

Gabonezi ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021, mirëpo palët janë larg marrëveshje për rinovim dhe prandaj Topçinjtë janë të gatshëm ta shesin atë për një shumë modeste.

Sipas “The Sun” Arsenali është i gatshëm ta shesë Aubameyang gati për gjysmë më lirë sesa e kanë blerë nga Dortmundi,  për 65 milionë.

Interi është në kërkim të një qendërsulmuesi, pasi që Lautaro pritet të largohet dhe Aubameyang shihet si pasuesi ideal, e për më tepër që tani mund ta transferojnë për 35 milionë euro.

Aubameyang ka luajtur 32 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 20 gola, 17 prej tyre në Premierligë. /IndeksOnline/