75 Mall Live Search
21:13 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Peja beson në ditë të mira/42 testimet e fundit rezultojnë negativ!

Janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID19 në Kosovë.

Ndërsa IKSHPK ka njoftuar se janë shëruar 17 persona të tjerë.

E, një lajm i mirë vjen nga Peja. Nga 42 testimet, të gjitha kanë rezultuar negative, transmeton Indeksonline.

Këtë njoftim e ka dhënë Drejtorja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ku shkruhet:

Mirëmbrëma për të gjithë ju bashkëqytetar të komunës së Pejës,

Dje dhe sot ekipet mjekësore të IKSHP-së kanë kryer 42 testime për Covid-19 në qytetin e Pejës.

Në njoftimin publik të Intstitutit Publik mostrat e dërguara nga Peja kanë rezultuar të gjitha negative.

Peja po fillon të shkoj drejt qetësimit sa i përket përhapjes së virusit në fjalë.

Peja❤️ beson në ditë të mira ?