75 Mall Live Search
22:16 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Dukagjini publikon fotografinë e jashtëzakonshme të stadiumit, ka një kërkesë për qytetarët

Ndalimi i aktiviteteve sportive iu ka shkaktuar dëme të mëdha skuadrave në çdo aspekt përveç se në atë të mirëmbajtjes së stadiumeve.

Dukagjini e ka mbajtur shumë mirë fushën në këtë fazë pandemie ku asnjë këmbë e lojtarit nuk ka mundur ta shqyej atë, shkruan Indeksonline.

Skuadra nga Klina ka publikuar një fotografi të stadiumit ku ka kërkuar nga qytetarët që ta ruajnë së bashku pasi që ajo është një pasuri për të gjithë.

Kjo është pasuri e qytetit, ruaje dhe kujdesu për të. Këtu rritën fëmijët e këtij vendi, prandaj duhet investuar ne të. Duke e mbrojtur se bashku stadiumin dhe hapësirën rreth tij, ne iu dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje fëmijëve tanë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Dukagjini aktualisht është në fund të tabelës me 10 pikë dhe nga rënja mund ta shpëtoj vetëm pezullimi i kampionatit. /IndeksOnline/