75 Mall Live Search
11:09 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Largohen rrethojat e metalit të objektet e ministrive

Largimi i rrethojave të metalit nga institucionet shtetërore po vazhdon, raporton IndeksOnline.

Pas largimit të atyre të objekti i Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, sot po largohen rrethojat edhe të Ministria e Infrastruktures.

Vendimi për largimin e rrethojave të institucioneve në kryeqytet është marrë ditë më parë nga zv/ministri i MPBAP-së, Xhelal Sfeçla.

Rikujtojmë se Policia e Kosovës kishte rekomanduar të mos hiqen rrethojat të objekti i Qeverisë dhe Kuvendit, sepse paraqesin kërcënim për sigurinë./IndeksOnline/