75 Mall Live Search
11:49 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Këshilltari i Thaçit: Kurti po e kërcënon me arrestim kreun e shtetit

Adil Behramaj, këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Kryeministri në detyrë Albin Kurti, po e kërcënon Thaçin me arrestim.

Kjo pasi që, Kurti i bëri ftesë mbrëmë presidentit të shkojnë në një debat televiziv ku i pranishëm do të ishte edhe Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, shkruan IndeksOnline.

“Shteti i Serbisë me tërë aparatin e sigurisë dhe zbulimit e kishte kërkuar plot një dekadë Hashim Thaçin dhe nuk kishte arritur ta arrestonte”, ka thënë ai.

Postimi:

Si kryeministër i shkarkuar, Albin Kurti në fakt nuk do as debat me presidentin Thaçi. Deri sa thotë që me veti i merr edhe Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë, atëherë Kurti publikisht po e kërcënon me arrestim edhe kreun e shtetit!

Shteti i Serbisë me tërë aparatin e sigurisë dhe zbulimit e kishte kërkuar plot një dekadë Hashim Thaçin dhe nuk kishte arritur ta arrestonte. Madje, ai fletarrest ende është në fuqi dhe aktivisht kërkohet arrestimi i tij prej Serbisë. Ndërsa, në anën tjetër, Albin Kurti është falur direkt nga Koshtunica. Madje, çuditërisht, është i faluri i vetëm nga 489 shqiptarët që mbaheshin të burgosur në Serbi pas përfundimit të luftës. Pra, dallimi është shumë i qartë!