75 Mall Live Search
12:08 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Prishtinë/ Tentuan të depërtonin në një market, por zihen në flagrancë tre të dyshuarit me shtetësi të huaj

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj me shtetësi të huaj të cilët me forcë tentuan të depërtonin në një market, por në atë moment ishte aktivizuar alarmi dhe të dyshuarit ishin zënë në flagrancë brenda në lokal nga viktima.

Pas përleshjes mes veti, kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/